Krasniqi flet për gruan që e shpëtoi nga dhuna në familje: Po ia del shumë mirë në ShBA
Deputetja kosovare Vasfije Krasniqi ka folur për një grua shqiptare, të cilën e kishte shpëtuar vite më parë nga dhuna në familje dhe e cila tashmë e ka gjetur veten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sapo fola me një të mbijetuar të dhunës në familje, të cilën e kam shpëtuar (me ndihmën e disa shqiptarëve) nga bashkëshorti i saj disa vite më parë”, ka shkruar Krasniqi në “Twitter”.
“Sot ajo po ia del shumë mirë, po e mëson anglishten dhe po i rrit dy fëmijët pa asnjë anëtar të familjes me të në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e zemrës sime”.
Krasniqi ka shtuar se kurrë nuk është lehtë ta largosh një bashkëshorte shqiptare nga bashkëshorti i saj.
“Ta marrësh një grua shqiptare nga bashkëshorti i saj nuk është kurrë e lehtë, por jam e kënaqur që e bëmë këtë”.