Krasniqi fton qytetarët të marshojnë për drejtësi, në mbështetje të liderëve të UÇK-së (video)
31 mars 2023
| 16:19
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një videoadresimi ka bërë thirrje që të dielën më 2 prill, në orën 14:00, të gjithë qytetarët e Kosovës të marshojnë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë.
Krasniqi ka thënë se ai bashkë me familjen e tij do të jetë pjesë e marshit.
“Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi. Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të ‘Marshojmë për Drejtësi’, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë!”, ka thënë Krasniqi.