Krasniqi: Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni dhe Avni Dehari i janë paluar ‘gjenerales’ Kusari
Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka emigruar në Finlandë, ka shkruar në “Facebook” “zi e terr” për disa figura të kësaj lëvizje.
Derisa ka kritikuar kritikuar disa deputetë dhe shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, Krasniqi ka përmendur edhe disa nga deputetët e kësaj lëvizje të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
Ai ka shprehur dhembshuri për deputetët Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni dhe Avni Dehari, të cilët sipas tij i janë paluar Kusari-Lilës.
“Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe këta i janë paluar si ushtar gjenerales Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje! Deputetët e tjerë mjerim!”, ka shkruar Krasniqi.