Krasniqi: Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj pretendimeve të përkrahësve të pushtetit, të cilat flasin për “çlirimin e veriut” nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se kjo është një propagandë kancerogjene.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se veriu nga ka pasur prej kujt të çlirohet kur aty ka qenë KFOR-i.
“Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova! Tentimi për ta keqpërdorë KFOR-in për lojërat e Kurtit, ka qenë evident. Kosova po e paguan atë faturë me izolim, me defaktorizim, me injorim, me kërcënim”, ka shkruar Krasniqi.