Krasniqi: Gënjeshtra se Kurti e ka “çliruar veriun” është propagandë kancerogjene

31 gusht 2024 | 20:49

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar interpretimet se kryeministri Albin Kurti e ka çliruar veriun e Kosovës.

Këtë intereptim, Krasniqi e ka cilësuar si gënjeshtër dhe “metastazë e propagandës kancerogjene”.

Tutje, Krasniqi ka theksuar se sigurinë në veri e mirëmban edhe sot KFOR-it.

“Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova! Tentimi për ta keqpërdorë KFOR-in për lojërat e Kurtit, ka qenë evident. Kosova po e paguan atë faturë me izolim, me defaktorizim, me injorim, me kërcënim. Siç thotë një fjalë e urtë, “me halet t’huej nuk hihet dhanerr.” – ka shkruar ai.

:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphael Varane është larguar nga ekipi i Comos për Serie…