Krasniqi: Gjithmonë mirënjohës NATO-s

24 mars 2022 | 10:33

23 vite më parë, forcat aleate të NATO-s nisën fushatën ajrore të bombardimit të Serbisë e Jugosllavisë, për t’i dhënë fund regjimit pushtues e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

Për të nderuar sakrificën dhe luftën e gjithë ushtarëve të NATO-s që ishin pjesëmarrës të Operacionit Forca Aleate, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së bashku me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë bërë homazhe në Prizren te pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën në këtë mision mbrojtës për popullin tonë.

“Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e…