Krasniqi: Gjuha e kriminelit Vuçiq nuk lë vend as për bisedime e as për marrëveshje
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, për masakrën e Reçakut, të cilin ai e quajti “fabrikim”, ndërkaq ambasadorin William Walker “hopshtapler” e “mashtrues”.
Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjuha e “hohshtaplerit” e kriminelit Vuçiq po tregon se politika serbe në Beograd edhe 20 vjet pas luftës, ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk ka ndryshuar asgjë, përkundrazi është në të njëjtën binare të krimit e të gjenocidit millosheviqian.
“Sikur krimineli Vuçiq, të shprehej me këtë fjalor ndaj ne pjesëtarëve të UÇK-së, nuk besoj që do t’i reagoja, por pasi po e thotë ketë për njeriun që doli nga veshja e diplomatit në atë të njeriut, për ta thënë një të vërtetë të madhe, me bëri borxhli që ta mbroj njeriun që mbase e sakrifikoj edhe karrierën e tij diplomatike. Ketë ka mundur ta bëjë vetëm njeriu me emrin Walker”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se gjuha e kriminelit Vuçiq nuk lë vend as për bisedime e as për marrëveshje.
Shkrimi i plotë i Krasniqit:
NJË “MASHTRUES”,”PIS”, “HOSHTAPLER” E KRIMINEL NE KRYE TË NJË SHTETI QË PRETENDON INTEGRIMIN NË BE?!
Sot, siç po raportojnë mediet, “hohshtapleri” … e krimineli Vuçiq në qytetin Shabac (Serbi), duke e mbrojtur një ish- Ministër të Listës së Vuçiqit në Kosovë, një kriminel, “hohshtapler” e “pis” si Presidenti i Serbisë, ka vazhduar me mohimin e krimit e të gjenocidit që makineria ushtarake e policore e Serbisë ka ushtruar mbi shqiptarët në Kosovë në vitet 1998 – 1999. Ky “hohshtapler” e kriminel nuk është një zyrtar i nivelit të ulët siç ishte Ivan Todosijeviqit, por njeriu i parë i Serbisë, e cila me të tillë kriminel po e dëshiron integrimin në BE?!
Krimineli e “hohdhtapler” Vuçiq, në vend që t’i vinte keq për gabimin e Ministrit të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, që kishte mohuar krimin e gjenocidin që shteti i Serbisë kishte kryer në Reçak e gjithandej në Kosovë, jo vetëm që e përsëritë të njëjtin gabim, por shkon edhe përtej pisllëkut të Todosijeviqit dhe deklaron: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Raçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”. Kur krimineli e “hohshtapleri” Vuçiq e deklaron ketë për Reçakun, e sidomos për V. Walker-in, ai në fakt e mohon të gjitha krimet e gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ndërsa, ai në krahasim me Ambasadorin Walker, si njeri është shekuj drite prapa diplomatit njeri, mbase edhe nuk mund të krahasohet fare me asnjë njeri tjetër.
Krimineli, që është edhe President i Serbisë, me deklarimin në fjalë, vetëm sa dëshmoi se ai është krimineli, “pisi” e “hohshtapleri” (vagabondi) numër një i Serbisë. Krimineli me deklarimin e tij tha se nuk e pranon gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, përkundrazi, ai po thotë se: “Po të me vije rasti, asgjë nuk është bërë në Reçak, çka do t’ju beja sot shqiptarëve jo vetëm në Kosovë”! Për koinçidencë, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë paska organizuar një Konferencë për gazetarët e vrarë gjatë e pas luftës në Kosovë? Nuk ka asnjë dyshim, ato vrasje duhet të ndriçohen, por një Konferencë të tillë asnjë mekanizëm evropian nuk ka organizuar në Kosovë, për ndriçimin dhe dënimin e vrasëve të mijëra fëmijë, grave e pleqve të vrarë në Kosovë nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit?! E faji i vetëm i të cilëve ishte, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë!
Çka po flet kjo gjuhë e Vuçiqit për shqiptarët e ndërkombëtaret?
Gjuha e “hohshtaplerit” e kriminelit Vuçiq po tregon se politika serbe në Beograd edhe 20 vjet pas luftës, ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk ka ndryshuar asgjë, përkundrazi është në të njëjtën binare të krimit e të gjenocidit millosheviqian. Kjo gjuhë nuk len vend as për bisedime e as për marrëveshje, madje as që mund të bëhen ndonjë marrëveshje me te. Këtë gjuhë të “pisit” e kriminelit Vuçiq, duhet ta kenë zile në vesh secili qeveritar shqiptar (nga Kosova e Shqipëria) që ulen ne një tavolinë me te. Me kriminel e “hohshtapler” të tillë, si Vuçiqi nuk mund të ndërtohet as e sotmja e as e nesërmja e rajonit tonë. Me të tillë antinjerëz nuk e ka asnjë mundësi që të ndërtohet e ardhmja e rajonit tonë. Kot lodheni, si ju të rajonit si dhe ju të BE-së, se asnjë “hohshtapler” dhe as krimineli Vuçiq, nuk mund të bëhen njerëz që luftojnë për perspektivën e asnjë kombi, madje as të kombit që i takojnë! Njerëzit e tillë as nuk kanë e as nuk njohin vlera njerëzore.
Kjo që e thash, nuk është vullneti im, por bindja e ime që mbështetet fortë në faktet e pakontestuara, se paku në tridhjetë viteve të fundit. Kush nuk e ka kuptuar ketë, e ka vështirë të kuptoj diçka nga historia e “vagobandëve” e kriminelëve serb si Vuçiqi!
Sikur krimineli Vuçiq, të shprehej me këtë fjalor ndaj ne pjesëtarëve të UCK-së, nuk besoj që do t’i reagoja, por pasi po e thotë ketë për njeriun që doli nga veshja e diplomatit në atë të njeriut, për ta thënë një të vërtetë të madhe, me bëri borxhli që ta mbroj njeriun që mbase e sakrifikoj edhe karrierën e tij diplomatike. Ketë ka mundur ta bëjë vetëm njeriu me emrin Walker.