Krasniqi, golashënuesi aktiv i dytë pas luftës
Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, i rikthyer sivjet në skuadër, është duke e zhvilluar sezonin e 6-të me ekipin me të cilin nisi karrierën e futbollistit, Prishtinën.
Krasniqi, pas rikthimit në skuadër, ka shënuar 6 gola, ndërsa në pesë edicionit e kaluara (2008-2013) kishte shënuar edhe 16 gola tjerë. Me 22 golat e shënuar, tani Besnik Krasniqi është momentalisht nga futbollistët aktiv i dyti me më së shumti gola të shënuar pas luftës, vetëm Gauthier Mankenda ka më shumë, 30 gola.
Megjithatë është 38 gola larg golashënuesit më të mirë të skuadrës pas luftës, Sheremet Isufit me 60 gola të shënuar.
Besnik Krasniqi me Prishtinën me edicionin e tij të gjashtë me skuadrën “bardhekaltër” ka arritur në shifrën prej 161 ndeshjeve në tre gara zyrtare.