Krasniqi, Hamza dhe Çitaku pritën në Ambasadën e ShBA-së, kjo është arsyeja

11 tetor 2024 | 11:34

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe sekretaren e përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë takuar zëvendësndihmëssekretarin e ShBA-së, Alexander Kasanof.
Ata diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me ShBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa fjalë për Shoqatën "JA VLEN TË JETOSH" nga Gjakova,…