Krasniqi: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova, do i realizojë premtimet
24 dhjetor 2024
| 12:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur bindjen e tij të plotë se Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai në “Ora 7” në “Klan Kosova”, se Hamza do t’i realizojë premtimet e tij ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën sa ishte pjesë e institucioneve.
“Unë besoj në ekip dhe mendoj që udhëheqësi më i mirë i ekipit për të cilin ka nevojë Kosova sot është Bedri Hamza”.
“Jam i bindur që krejt ato çka i ka premtuar, ashtu siç i ka realizuar edhe në të kaluarën”.
“Jam i bindur plotësisht që kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot është Bedri Hamza”, ka thënë Krasniqi.