Krasniqi: Haxhiu e Murati të kërkojnë falje për shpërndarjen e dezinformatave naj policit hetues
Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit për suspendimin e hetuesit policor, Idriz Gashi.
Ai ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati nuk kërkojnë falje për shpërndarjen e dezinformatave, krijojnë përshtypje se janë pjesë e një fushate ky sunohen të minohen proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të pushtetit.
“Nëse Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Financave nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet.
Refuzimi për të kërkuar falje dhe mosveprimi në këtë drejtim, dëshmojnë papërgjegjësi publike dhe dështim për të përmbushur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.