Krasniqi, Haziri dhe Haradinaj takohen me Lajçakun në zyrën e BE-së
07 nëntor 2023
| 11:22
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për tu takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.
Pas tyre, ka ardhur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse krejt në fund në selinë e BE-së është parë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Lajçaku mbrëmë është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Në këtë vizitë, Lajçaku pritet të bisedojë për draft-statutin e Asociacionit. /EO