Krasniqi humbi në gjysmëfinale, lufton për të bronztën
25 gusht 2019
| 13:07
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi e ka humbur gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos në Tokio, pasi pësoi humbje me ippon nga japonezja Funa Tonaki.
Ajo tani do të luftojë për të bronztën. Kundërshtarja e xhudistes Krasniqi në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda.