Krasniqi: Humbja tragjike e tre të rinjve, na ka tronditur të gjithëve

06 tetor 2024 | 16:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij, familjarëve të viktimave në aksidentin fatal në Liqenin e Badocit.

Krasniqi shprehet se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.  Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.  Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 26 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite…