Krasniqi i kundërpërgjigjet LDK-së në Prizren: Po shpifini, asnjëherë nuk u interesuat për gjendjen e KF Liria
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar për gjendjen e rëndë që po kalon klubi me përplotë histori krenarie dhe ndër më të vjetrit në Kosovë, KF Liria.
“Liria, është klub i qytetit, pavarësisht statusit juridik. Interesi është publik, është i qytetit! Ishte e pa përshkruar mbështetja dhe gëzimi i të gjithë asaj mase, për kthimin e Lirisë në Superligë. Në këtë kontekst pati mbështetje edhe nga strukturat e Komunës së Prizrenit. Mirëpo, premtimi për ngritjen e cilësisë të pronarit z. Kiqe, dhe dërgimi i Lirisë në Evropë, u zbeh shpejt. Ai, e solli klubin buzë greminës. Klubin e ka mbushur me familjarë, që s’kanë asnjë lidhje me menaxhim. Liria rrezikon seriozisht rënien nga liga!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e gjatë të Degës së LDK-së në Prizren.
Reagimit të kësaj dege i është kundërpërgjigjur kryetari i klubit, Qemal Krasniqi.
Ky i fundit ka thënë se disa persona që janë veshur me petkun e LDK-së dhe se nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë parti nuk kanë kërkuar asnjëherë dhe se nuk e kanë konsultuar për informacione të sakta rreth klubit.
“Assesi nuk pajtohem me atë që u shënua në lidhje me dhënien e klubit në menaxhim privat, sepse edhe vetë Prokuroria e shtetit para pak dite, ka dal me vendim se çdo gjë është kryer me procedurë të rregull”, ka thënë Krasniqi.
Reagim i plotë nga Krasniqi:
Para pak qastëve lexova një shkrim të bërë nga Dega e LDK-së .
Këta që kishin thur vargje për gjendjen e Klubit Liria dhe për formën e dhënies në menaxhim privat, asnjëherë në asnjë rast nuk janë konsultuar me mua të paktën për informacione të sakta.
Unë tani dal me këtë reagim, për disa të pavërteta në shkrimin e bërë nga “Kolupuqat”, e ardhacakët në Degën e LDK-së në Prizren, të veshur me petkun e kësaj partie e që s’kanë t’bëjnë asgjë me LDK-në, e që sot paskan reaguar për gjendjen e keqe të klubit, gjë të cilën edhe unë pajtohem që nuk është mirë, dhe që duhet punuar sa më shumë për përmirësimin e gjendjes në tabelë.
Por assesi nuk pajtohem me atë që u shënua në lidhje me dhënien e klubit në menaxhim privat, sepse edhe vetë Prokuroria e shtetit para pak dite, ka dal me vendim se çdo gjë është kryer me procedurë të rregull.
Këta sot, që çdo gjë janë ,por LDK-ista JO, kanë marrë disa informacione nga individ , që tash janë brenda strukturave të LDK-së , por me vite të tëra i kan shërbye subjekteve tjera politike (për këtë kemi fakte).
Këta që para pak muajve nuk e thanë një fjalë të vetme për të arriturat e klubit, pra kthimin në Superligë e që barrën kryesore e kam pas unë.
Ky shkrim pak është edhe me tendencë, nga amatoristet, e të cilët nuk merren me konsolidimin e degës, ku vetëm këto ditë disa kryetar nëndege kanë dhënë dorëheqje, dhe disa sosh kanë shpreh hidhërimin dhe janë në prag të dorëheqjeve si pasoj e gjendjes së rendë ne degë, nga këto ndryshimet e fundit të faqes se zezë . Pra, reagoni aty ku ju zënë fjala vend, por jo me shpifje e me tendencë!