Krasniqi i përgjigjet Sali Zybës, pasi e kërcënoi Ahmetin: Kajshe me ta shti motrën në punë
Një luftë virtuale ka nisur në mes kandidatëve për deputetë nga PSD-ja dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje!, dikur bashkëpartiakë.
Është Salih Zyba nga VV-ja, që në profilin e vet në “Facebook”, ironizoi me rezultatin që mori PSD-ja në zgjedhjet e së dielës. Ai ndër të tjera tha se “Shpend Ahmeti s’do të ketë vota të mjaftueshme as për deputet dhe nuk do të jetë as kryetar Prishtine”.
Në saje të kësaj, s’ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e Frashër Krasniqit, nga PSD-ja. Ky i fundit madje shkroi se “Zyba dikur vinte në komunë duke qarë për t’ia punësuar motrën, e tani e luan rolin e gjykatësit suprem”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Kjo është PDK 2.0 që po e nxjerrë kokën 2 ditë pas fitores. Salih Zyba që tu kajtë vike në zyrat e komunës për me ia punësu motrën, sot e paska marrë rolin e gjykatësit suprem – e na e njohim qe ai as një status nuk e shkruan pa udhëzimin e liderit suprem.
Derisa ju PDK 2.0 po e nisni hakmarrjen (me deklarata për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil), edhe ne jemi gati për rezistencën.
Jam rritë tu i rezistu PDK-së së parë. Kemi me i rezistu edhe të dytës.