Krasniqi i PSD-së fton Hotin e LDK-së për hartimin e strategjisë për rrëzimin e Qeverisë
16 prill 2019
| 17:02
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka ftuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, që ta hartojnë strategjinë për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së. Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e Qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat. Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet Qeveria me vajtime”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/