Krasniqi i reagon Kurtit: Lufta kundër korrupsionit është mashtrimi më i madh që LV-ja ia ka bërë popullit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po mashtron kur po thtoë se ka luftuar korrupsionin.
Krasniqi ka cituar pjesë të Raportit të Progresit ku tregohet që nuk ka progres në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
“Edhe përkundër të gjitha skandaleve të korrupsionit, Vetëvendosje tenton t’a mashtrojë popullin kinse ka luftuar korrupsionin”, ka shkruar ndër të tjera ajo në “Facebook”.
Shkrimi i plotë:
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË MASHTRIMI MË I MADH QË VETËVENDOSJE I KA BËRË POPULLIT!
Në një intervistë të djeshme, Albin Kurti e cilësoi “luftën kundër korrupsionit” si një prej të arriturave më të mëdha të qeverisjes së tij dhe iu referua raporteve ndërkombëtare. Raporti i Vendit (Progresit) i BE për 2024, thotë:
Kosova ka bërë progres të limituar në luftën kundër korrupsionit
Prokurimi publik është i prirur për parregullsi dhe lehtë i korruptueshëm
Po ia rikujtoj publikut disa prej skandaleve të korrupsionit:
Vjedhja me rezerva shtetërore
Korrupsioni me ambalazhues të ujit
Mbi 2100 tendera sekret, duke shkelur procedurat ligjore
Ndarja e subvencioneve për familjarë, këshilltarë e anëtarë të Vetëvendosjes
Transferet milionësh për Martin Berishaj nga GEN Serbia
Edhe përkundër të gjitha skandaleve të korrupsionit, Vetëvendosje tenton t’a mashtrojë popullin kinse ka luftuar korrupsionin.
Ndryshimi është i domosdoshëm.