Krasniqi: I rëndë lajmi për vdekjen e Vjosa Berishës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka quajtur lajm të rëndë vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.
Krasniqi ka thënë se vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.
“Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së pareshtur, Vjosa Berisha. Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet. Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjerë dhe tërë komunitetit artistik. Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.