![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/krasniqi-4.jpg)
Krasniqi: Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin ishin ndër të parët që i dhanë jetë UÇK-së
30 prill 2023
| 15:53
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjen e heroit Ilaz Kodra në Prekaz, në 24 vjetorin e rënies së tij.
Krasniqi ka shkruar se Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran. Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”, ka shkruar Krasniqi.