Krasniqi: Inspektorët administrativ do të shantazhojnë zyrtarët publik

13 janar 2022 | 15:10

Juristi i njohur Albert Krasniqi ka kritikuar Projektligjin për Inspektimin Administrativ, përmes të cilit Qeveria ka planifikuar të themeloj një inspektorat për mbikëqyrjen e zyrtarëve publik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky inspektorat ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhojë dhe ushtrojë presion psikik mbi zyrtarët publik.

Duke i përmendur kompetencat e këtij inspektorit, Krasniqi ka bërë me dije se të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera.

“Ky inspektorat më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike. Të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

 

Reformimi i administratës publike në Kosovë është i nevojshëm. Përveçse e mbingarkuar, në shumë raste rekrutimi është bërë në baza klienteliste dhe nepotiste.

Në Projektligjin për Inspektimin Administrativ, Qeveria ka planifikuar të themeloj një inspektorat, që përmes inspektorëve të saj do të kontrolloj dhe disiplinoj zyrtarët publik e të gjithë administratës shtetërore.

Këta inspektorë kanë të drejtë të hyjnë në zyrën e secilit zyrtar publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre pa paralajmërim, pa leje dhe pa marrë parasysh orarin e punës. Inspektimi mund të zgjasë 30 ditë, e për raste të veçanta edhe më shumë. Mund të ketë edhe ri-inspektim.

Gjatë procesit të inspektimit, inspektorët kontrollojnë dhe mund të marrin të gjithë dokumentacionin, të intervistojnë palët dhe dëshmitarët, të fotografojnë persona, të kopjojnë audio-video incizime dhe dokumente të tjera.

Inspektorati ka kompetencë të iniciojë procedurë disiplinore kundër zyrtarëve publik, të shqiptoj gjobë (500-700 euro), gjoba mund të shqiptohet disa herë radhazi, të ndërpres punën e zyrtarit publik.

Ankesën e zyrtarit publik e shqyrton niveli politik, respektivisht një komision i emëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme. Në rast se raportimi konsiderohet i rrejshëm, shpenzimet e procedurës i ngarkohen palës.

Ky inspektorat më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike. Të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, mbrëmë ka…