Krasniqi: Institucionet duhet të angazhohen më shumë për fatin e të pagjeturve

30 gusht 2021 | 15:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të angazhohen më shumë për fatin e personave të pagjetur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e këtyre personave.

“Sot përkujtojmë personat e zhdukur në Ditën Ndërkombëtare për ta. Kjo ditë duhet të ketë rol për të ngritur vetëdijen për fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe gjendjen e rëndë të familjeve të tyre. Fatkeqësisht, kanë kaluar mbi dy dekada prej përfundimit të luftës së Kosovës dhe mijëra qytetarë presin gjithë dhimbje të mësojnë fatin e të afërmve të tyre. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave që janë të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre.”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refuzimi i institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë e…