Krasniqi: Interpelancat për rastet gjyqësore, dëmtojnë sistemin e drejtësisë
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë interpelancës për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka thënë se interpelancat për çështje të tilla janë ndërhyrje direkte në punën e gjyqësorit.
“Kjo interpelancë është vazhdë e interpelancave që po tentojnë ta kthejnë Kuvendin në një autoritet gjyqësor. Kjo po bëhet në kohën kur procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar”.
“Shtrohet pyetja cili është qëllimi i kësaj interpelance? A është që të rritet presioni politik ndaj gjyqësorit apo kryetari dhe kryeministri të marrë rolin e gjykatësit? Nëse kjo çështje tashmë ka hyrë në proces, atëherë pse kjo çështje të trajtohet në Kuvend. Unë mendoj që me këto vetëm do ta dëmtojmë më shumë sistemin e drejtësisë në vend”, ka thënë Krasniqi.