Krasniqi ironizon: Kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s mund të lahesh në Ujman
28 gusht 2024
| 11:45
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar rreth zhvillimet për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Krasniqi ka vlerësuar se “kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s, mund të lahesh në Ujman”.
“Kur ta ruajnë shpinën ushtarët e NATO-s mund të lahesh në Ujman dhe bile mund ta këndosh këngën ‘Isuf Xhelili arusha e malit’. Deri kur të të thonë ata: ‘boll ma!’. Mandej nuk lahesh ma. Me këndue edhe ma hiç. A u kuptuem, o miq? Siç ka thënë inxhinieri i elektros, ‘nuk ka vetëm dështime spektakulare, ka edhe suksese katastrofale’”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.