Krasniqi ironizon me Bislimin: Ai është fjetur kur është zgjuar
09 prill 2023
| 17:34
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke i thënë se ai: “është fjetur kur është zgjuar”.
“Asociacioni nuk do të formohet më ndonjëherë, pasi të formohet një herë. Besniku është zgjuet edhe kur flen, por është fjetur kur është zgjuet”, ka shkruar Krasniqi.
“Kur shkon qerrja para kalit, kali nuk është në qendër të qerres. As kur është vonë, nuk është mjaftueshëm vonë. Kur lëvizim përpara, nuk ecim nga prapa. (Anonimi i Ohrit)”, ka shtuar ai.