Krasniqi ironizon me deputetët e LV-në: Le ta propozojnë Kurtin për kryeparlamentar, ndoshta e votojmë, por s’e meriton

25 prill 2025 | 11:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar për të pasur votat e PDK-së.

Ai ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mund ta propozojë edhe vetën, por tha se s’është i sigurt që edhe atë mund ta votojnë.

“S’ka arsye të na ftojë Albin Kurti, s’ka mandat. Ai është deputet. S’ka nevojë të na ftojë me u marrë vesh, le të propozojë dikë tjetër. Nuk po dëshiroj unë atij që t’ia imponoj kandidatin, por 48 deputetë. Veten le të propozojë, ka të drejtë. Është deputet, s’është kryeministër më. Le të provojë, ndoshta e votojmë. S’besoj që e votojmë, s’e ka merituar. Ai s’e meriton as ministër me u bë, jo kryetar i Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka…