Krasniqi ironizon me Kurtin: Me strukturat paralele pulë, me mediet vendore skifter

02 gusht 2022 | 16:55

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka ironizuar me një deklaratë të kamotshme të Albin Kurtit kur ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2015, Kurti pati pasur një përplasje me zëvendëskryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi duke e quajtur skifter e pulë.

“Para medieve lokale po bëhesh skifter e në mediet e huaja pulë”, i pati thënë Kurti- Thaçit, duke aluduar në intervistën që kishte dhënë Thaçi për Euronews ku pati thënë që nuk ka qenë në fronte të luftës.

E për këtë deklaratë, Krasniqi i Partisë Socialdemokrate e ka përshkruar në atë mënyrë pikërisht kryeministrin Albin Kurti e ditëve të fundit.

“Me strukturat paralele pulë, me mediet vendore skifter! Kjo është nëse doni me e përshkruar shkurtimisht Kurtin e këtyre 2-3 ditëve”, ka shkruar Krasniqi në profiling e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Red Bull në Formula 1 ka vazhduar marrëveshjen…