Krasniqi ironizon me Kusari-Lilën: Të propozoj për presidente, përfaqëson unitetin
23 qershor 2020
| 13:27
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se e propozon që ta pasojë Hashim Thaçin pas përfundimit të mandatit në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Kur jemi të presidenti, të propozoj për presidente sepse përfaqëson më së shumti unitetin e të gjithëve këtu në Kuvend”.
“Ke qenë në AKR, LDK, PDK, Alternativa, tash Vetëvendosjes, me krejt kapak”, ka thënë Krasniqi.
Pas kësaj Kusari-Lila është kundërpërgjigjur, duke thënë se kurrë nuk ka qenë as në zyrat e PDK-së.