Krasniqi, Ismaili dhe Tahiri në Hagë për ta përcjellë nga afër procesin gjyqësor ndaj çlirimtarëve
03 prill 2023
| 09:30
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me bashkëpartiakët Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri do ta ndjekin nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve në Hagë.
“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka thënë Krasniqi.