Krasniqi: Jam i tronditur nga tragjedia në Bullgari ku humben jetën 46 shqiptarë

23 nëntor 2021 | 11:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja në Bullgari, ku tragjikisht kanë humbur jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Krasniqi pasi ka ngushëlluar familjet e viktimave, ka thënë se  në këtë ditë të rëndë, “mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjitha viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.  Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga tragjedia e cila ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari,…