Krasniqi: Jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman
09 nëntor 2020
| 11:52
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dal sot për herët të parë para Gjykatës Speciale.
Në fjalën e tij, ai ka thënë se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe, raporton “Epoka e re”.
Ai ka kritikuar Specialen, duke thënë se në aktakuzat e saj po i ndan qytetarët e Kosovës në katolik e mysliman.
Krasiniqi ka thënë se ai është shqiptar. “Ju në aktakuzë po mundoheni ti ndani njerëzit në katolik e mysliman. Unë nuk jam as mysliman e as katolik, jam shqiptar. Cilësimi i prokurorit që ne qenkemi ndërmarrje kriminale, për mua shokët e mi dhe familjen time, nuk ka diçka më fyese pasi në një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira, u vumë në shërbim të lirisë”, ka thënë ai.