Krasniqi: Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për Shqipërinë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se janë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit. Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së”.
“Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.