Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së

02 gusht 2022 | 14:57

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka miratuar dorëheqjen e Valbon Krasniqit nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së.

Në vend të Krasniqit, ushtruese e detyrës është emëruar Pranvera Zejnullahu – Raçi.

“Ju njoftojmë se bordi drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen e  mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), dr. Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar. Po ashtu,  ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, bordi drejtues i ShSKUK-së ka emëruar ushtruesen e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me…