Krasniqi: Jo me dëshira, por me mundësi zgjidhet presidenti i ri
08 dhjetor 2020
| 23:00
Zyrtar i Nisma Socialdemokrate Mevludin Krasniqi, e ka komentuar mundësinë e zgjidhjes së presidentit të ri.
Ai në një postim të bërë në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo çështje nuk zgjidhet me arrogancë e as më kushtëzime, por me mundësi dhe mirëkuptim. “Jo me arrogancë, por me mirënjohje, jo me kushtëzim, por me mirëkuptim, jo me dëshira, por me mundësi, zgjidhet PRESIDENTI i ri!. Përndryshe, po vjen Viti i Ri, po vjen vaksina, po vjen pranvera, e bashkë me të edhe Zgjedhjet e Reja!”, ka shkruar Krasniqi.