Krasniqi ka dy fjalë pas transferimit te CFR Cluj
Ermal Krasniqi u zyrtarizua sot te CFR Cluj në Rumani.
Anësori malishevas i është bashkuar skuadrës rumune nga kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani. Pas kompletimit të transferimit në Rumani, Ermal Krasniqi ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook”.
POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):
Të dashur miq,
Me anë të këtij njoftimi dua të ju njoftoj, se nga sot kam nënshkruar kontrate me klubin e futbollit Rumun „CFR 1907 CLUJ“ , një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës time futbollistike.
„FC Ballkani“ do të ketë një vend special në zemrën time, ku u rritëm së bashku dhe arritëm suksese historike si në aspektin vendor, edhe në atë ndërkombëtar.
Faleminderit bashke lojtarëve, trajnerëve, presidentit Arsim Kabashi dhe në veçanti tifozëve „XHEBRAILAT“ dhe secilit që ishte pjesë e klubit sa isha aty.
Falënderim të veçante për Familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, e po ashtu agjentit tim Kastriot Telaku.
I juaji Ermal Krasniqi