Krasniqi: Kandidatura e bashkëvendasit Limaj, një motiv që 100% e malishevasëve të rreshtohen në Nismë
Zv/ministri i Vesel Krasniqi, njëherësh ish drejtori më i suksesshëm në Komunen e Malishevës, tregon arsyen se pse të gjithë malishevasit duhet të rreshtohen në Nismën Socialdemokrate.
Krasniqi në një takim, që tashmë i ka të zakonshëm me bashkëvendasit e tij, u ka dhënë mesazh qytetarëve të Malishevës se, kandidatura e bashkëvendasit të tyre, njëherësh edhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, është edhe një motiv tjetër se pse 100% e malishevasëve duhet të rreshtohen në Nismën Socialdemokrate.
Postimi i tij i plotë në “Facebook”:
Sonte, në fshatin Kijevë, ku u takuam me themeluesit, struktutat dhe aktivistët e pandalshëm të Nismës Socialdemokrate të fshatrave, Kijevë, Llozicë, Plloqicë e Balincë.
Në bashkëbisedim dhe diskutim se si të përgaditemi për zgjedhjet e parakohëshme qendrore, struktura e aktivistë të ketij lokacioni treguan gadishmëri si asnjëherë më parë që NISMA në Malishevë të triumfoi me rezultat absolut fitues.
Mes tjerash, strukturat e këtyre lokacioneve, u zotuan se, ashtu si gjithmonë që kemi qenë të gatshëm ta nxjerrim faqebardhë liderin Limaj, kësaj radhe kandidatura për kryeministër e bashkëvendasit tonë, Fatmir Limaj, është edhe një motivë shtesë që 100% e Malishevasëve do rreshtohet në përkrahjen e Liderit të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
#NismaSocialdemokrate #ApsoluteNëMalishevë
#FatmirLimajKryeministër