Krasniqi: Katër persona me COVID-19 në gjendje kritike, gjashtë të tjerë me oksigjenoterapi

13 prill 2020 | 20:25

Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa gjashtë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi në Klinikën Infektive.
Këtë lajm e ka dhënë infektologu Valbon Krasniqi.
Infektologu thotë se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 53 pacientë të prekur me COVID-19 ndërsa pjesa tjetër janë në vet izolim shtëpiak.
“Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve që po trajtohen në QKUK është stabile. Ndërkohë që kemi gjashtë pacientë me oksigjeno terapi dhe katër të tjerë që janë në gjendje shumë të rëndë. Këta pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë janë duke u trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”.
Numri i të infektuarve sipas infektologut mund të rritet edhe më tepër nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e IKSHP.
“Kjo gjendje është si pasojë e veprimeve të qytetarëve gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa mos zbatimi i masave gjatë këtyre dy-tri ditëve do të shihet brenda dhjetë ditëve të ardhshme”, ka dekalruar ai për “RTV Dukagjinin”.
Deri më tani në Kosovë nga 362 personat e infektuar me COVID-19, janë shëruar plotësisht 59 ndërsa 8 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), i propozon Qeverisë 11 masa…