Krasniqi: Katër serbë bëhen pjesë e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit

04 korrik 2023 | 14:46

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, e ka informuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq se në Komunën e Leposaviqit në kabinetin e kryetarit Lulzim Hetemit, janë bashkuar katër anëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara…