Krasniqi kërkon arrestimin dhe ekstradimin e kriminelëve të luftës

28 gusht 2018 | 14:40

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ekstradimin e tyre kudo qofshin ata.

Ai ka thënë se presidenti Thaçi në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare u thotë se “kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë”.

Lidhur më këtë çështje sipas Krasniqit, shteti i Izraelit është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund.

“Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë! Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund. Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare ju thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë! Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me…