Krasniqi kërkon arritjen e konsensusit për dialogun me Serbinë
26 korrik 2018
| 17:00
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga partitë politike parlamentare arritjen e konsensusit për dialogun me Serbinë.
Krasniqi gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë rolin vendimtar në këtë proces.
Ai ka deklaruar se PDK-ja do ta luajë rolin e saj konstruktiv në këtë proces. Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë lidhur me dialogun.