Krasniqi kërkon nga faktori politik shqiptar në Maqedoni të angazhohet për ndaljen e përndjekjeve të ushtarëve të UÇK-së

25 nëntor 2024 | 13:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi me të cilin ka biseduar për zhvillimet në të dy shtetet.

Ai ka thënë se në këtë takim ka shprehur shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, Krasniqi ka kërkuar unifikimin e faktorit shqiptar  në Maqedoninë e Veriut që të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

“Pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku folëm për zhvillimet aktuale në dy vendet tona dhe thellimin e bashkëpunimit mes nesh. Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve. PDK-ja mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) ka organizuar turneun e…