Krasniqi kërkon nga Osmani ta caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

22 qershor 2023 | 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka refuzuar takimin me presidenten Vjosa Osmani, e cila e kishte caktuar sot (e enjte) takimin për në orën 15:00.

Krasniqi në letrën drejtuar Osmanit, ka thënë se është i gatshëm të takohet me shefen e shtetit për caktimin e datës se zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në këtë letër, Krasniqi ka kritikuar ashpër Osmanin për qasjen në raport me situatën në veri, duke e quajtur atë certifikuese të veprimeve aventureske të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim, tregon arsyet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiza Gega ka arritur që të fitojë garën e 3…