Krasniqi kërkon që BE-ja t’i bëjë Serbisë presion për respektim e marrëveshjes së CEFTA-s

12 tetor 2020 | 15:59

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka takuar shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, më të cilin ka biseduar për proceset ekonomike e tregtare në vend, ndikimin e pandemisë Covid-19 dhe për mundësinë e rimëkëmbjes ekonomike.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim ka njoftuar zyrtarin e lartë të BE-së se përveç menaxhimit të pandemisë, kanë punuar edhe në mbrojtje të konsumatorit dhe ndihmë ndaj bizneseve. Ai po ashtu ka kërkuar nga BE-ja që të ushtrojë autoritetin e vet ndaj Serbisë, për respektim e marrëveshjes se CEFTA-s.

“E njoftova ambasadorin që krahas menaxhimit të pandemisë jemi angazhuar që të mbrojmë konsumatorin dhe t’i përkrahim bizneset. Një shqetësim tjetër që adresova te ambasadori ishte pengesat që shteti fqinjë Serbia po i qet për produktet e prodhuara në Kosovë. Kërkova nga BE-ja që ta ushtron autoritetin e vet që Serbia t’i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizje të lirë të mallrave në CEFTA”, ka njoftuar Krasniqi nëpërmjet faqes zyrtare të vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2630607390490002&id=1913667695517312

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i fundit zbuloi se burrat që janë në…