Krasniqi kërkon që në procedurat e tenderimit ta fusin si kriter prodhimin vendor
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike ka kërkuar nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.
Krasniqi në një shkrim të publikuar në profilin e vet “Facebook”, ka shkruar se nga koha kur e ka marrë pozitën e ministrit të MTI-së është zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendor.
Postimi i plotë i Vesel Krasniqit:
Prodhimet vendore duhet mbështetur me veprime konkrete.
Që kur kam marrë pozitën e ministrit të MTI-së jam zotuar dhe angazhuar në mbështetje të prodhuesve vendorë.
Pas takimeve të shumta që kam pasur me përfaqësues të bizneseve, odave ekonomike dhe shoqata të ndryshme, sot edhe zyrtarisht me një ftesë publike kërkoj nga institucioneve e vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore dhe në procedurat e tenderimeve ta fusin si kriter prodhimin vendor, gjithmonë në pajtim me ligjet në fuqi.
(A.M/ Epoka e re)