Krasniqi kërkon që të rritet taksa ndaj produkteve të Serbisë nga 10 në 25 për qind

20 nëntor 2018 | 12:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që të rritet taksa ndaj produkteve të Serbisë nga 10 në 25 për qind.

Këtë kërkesë Krasniqi e bëri sot gjatë raportimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Javë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 10 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

(A.MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventurës së Antonio Candrevas tek Interi po i vjen fundi.…