Krasniqi kërkon të qartësohet rasti i deportimit të gjashtë shtetasve turq
04 prill 2018
| 14:52
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të qartësojë situatën që ka ndodhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq, të cilët ishin drejtues dhe mësimdhënës të kolegjit “Mehmet Akif”.
Krasniqi ka thënë se edhe pas një jave nuk kanë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e këtij rasti.
“Besoj se mund të pajtohemi se sot na duhet qartësia në lidhje me veprimet që kanë ndodhur. Asnjëri nuk mund të jemi indiferent ndaj mënyrës se si është zhvilluar aksioni për deportimin e gjashtë shtetasve turq”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me rastin e deportimit të shtetasve turq.