Krasniqi: Kështu si është, planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush

24 nëntor 2022 | 21:17

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kështu siç është plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

Krasniqi në emisionin “Pressing” në T7 ka theksuar se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet ta votojë.

“Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës, është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman nuk do të pranohet nga askush. Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesioni i mjekut, mjekes, mantelbardhëve...pas gazetarit, është një profesion me…