Krasniqi: Kjo është qeveria më anti-UÇK në historinë e vonë të Kosovës

06 qershor 2022 | 13:33

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka thënë të hënën se Qeveria Kurti është qeveria më anti-UÇK në historinë e Kosovës.

Ky koment i Krasniqit ka ardhur pasi protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës ka eskaluar të hënë paradite.

“Filloi me gjykim t’luftës për liri, vazhdoi me përjashtim t’luftëtarëve nga paga minimale. Sot me njësi speciale, dhunë e arrogancë përballë tyre”.

“Kjo është qeveria më anti-UÇK në historinë e vonë të Kosovës. Është qeveri në krye të së cilës kemi veteranin e rrejshëm që po i bën luftë speciale veteranëve të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është tentuar të arrestohet…