Krasniqi: Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë
Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se në vitin 2022 janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021.
Ai duke ia bashkangjitur postimit të tij edhe një video, u shpreh se zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe siç tha ai. kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve.
Tutje, Krasniqi tha se kjo qeveri është kundër fjalës dhe medias së lirë.
“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, ka shkruar Krasniqi.