Krasniqi: Koalicioni qeverisës s’ka vullnet për rimëkëmbje ekonomike  

21 shtator 2020 | 14:58

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar koalicionin qeverisës për mosmiratimin e Projektligjit për rimëkëmbjes ekonomike.

Në seancë parlamentare, ai ka thënë se ky koalicion nuk ka vullnet dhe dëshirë ta miratojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike për t’i mbështetur qytetarët dhe bizneset në kohë pandemie.

“Deputetët e koalicionit qeveritar, me sa po shihet, nuk duan ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nuk ju interesojnë qytetarët. Nuk po e di a janë kundër qeverisë së tyre apo nuk kanë vullnet për të miratuar ligje për t`i ndihmuar qytetarët”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai i ka ftuar sërish deputetët e koalicionit qeverisës që ta mbështesin propozimin e PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. “Koalicioni qeveritar po i mashtron qytetarët me pako duke përmendur vetëm 10 për qind të trustit. Hajde sot po e votojmë këtë pikë dhe po ua mundësojmë qytetarëve jo 10 por edhe 20 për qind të mjeteve të trustit. Por ju nuk po dëshironi të ndihmoni qytetarët, por të bëni politikë duke i mashtruar”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur takim…